Aktualitet

63% e të rinjve amerikanë nuk e njohin Shoah, një alarm për të gjithë

Shkruar nga Liberale
63% e të rinjve amerikanë nuk e njohin Shoah, një alarm për

Nga Monica Ricci Sargentini

 Nëse bota e harron Shoah-un. Çdo 27 janar kremtohet Dita e Kujtesës për të përkujtuar viktimat e gjenocidit të kryer nga nazistët gjatë luftës së Dytë botërore. Por në Shtetet e Bashkuara, një hulumtim zbulon se 63 % e të rinjve amerikanë nuk e dijnë se gjashtë milionë hebrenj u vranë gjatë Holokaustit. Akoma më keq: njëri ndër dhjetë beson se Shoah-u është ngacmuar nga vetë hebrenjtë. Është një dush i ftohtë që do të duhej të na bënte të përsiasnim shumë.

Hulumtimi, i shtrirë për të parën herë në të 50 Shtetet amerikanë, merr në pyetje njerëz nga 18 deri në 38 vjeç. Përfundimet janë rrëqethëse. Pothuajse gjysma (48 %) e të pyeturve nuk njeh as emrin e ndonjë kampi përqendrimi, ndërsa 23 % mendon se Holokausti është një mit, ose pak së paku, është stërmadhuar. Ndërsa 12 % nuk ka dëgjuar kurrë të flitet për të.

Ka të dhëna që dëshmojnë se mohimësia dhe kundërsemitizmi janë të përhapura në Shtetet e Bashkuara. 56 % e pjesëmarrësve ka pohuar se ka parë simbole naziste tek mediat sociale ose në mesazhet e shkëmbyera në brendësi të bashkësive të tyre.  Është një dukuri që, në heshtje, po përhapet edhe n’Itali ku, për shembull, në shkëmbimet e mesazheve ndërmjet nxënësve të shkollave të mesme, madje dhe fillore, vërtiten sticker (shirita ngjitëse) me fytyrën e Hitlerit. Këtu holokausti kthehet në një video lojë dhe gjashtë milionët e hebrenjve një trofe. Djelmoshat nuk kuptojnë përbindshmërinë e asaj që shohin dhe dal nga dalë mësohen me të. “Ky hulumtim nxjerr në dukje se të mbijetuarit duhet të vazhdojnë të tregojnë historitë e tyre.” Ka shpjeguar Gideon Taylor, kryetari i Konferencës së Jeëish Material Claims Against Germani që ka porositur kërkimin. Të kujtohet tmerri që të mos përsëritet. Asnjëherë si sot kemi nevojë për Historinë.

“Corriere della Sera”

Përktheu Eugjen Merlika

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH