Aktualitet

“620 mijë njerëz kanë votuar kundër qeverisë”, Berisha flet për “revolucionin” e nesërm para parlamentit

Shkruar nga Liberale
“620 mijë njerëz kanë votuar kundër

Në një takim me kryetarët e degëve në Tiranë, lideri i Rithemelimit të PD-së tha se qytetarët do të protestojnë për një parlament që respekton votën e 620 mijë shqiptarëve.

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se ditën e nesërme protesta para Kuvendit do të jetë e fuqishme.

Ti mohosh një opozite të drejtën e kontrollit, shkelmon mbi 620 mijë njerëz që kanë votuar kundër qeverisë. Ti mohosh një opozite legjitime, të drejtën e fjalës, shkelmon mbi vitën 620 mijë qytetarëve që kanë votuar kundër qeverisë.

Ti mohosh të drejtën për ti kërkuar mocion, faktikisht çfarë e shndërron parlamentin. E shndërron në një turp kombëtar. Sigurisht të gjitha këto bëhen që ne të bojkotojmë parlamentin dhe atëherë etiketa, apo akuza se këta bojkotojnë. Asnjë orë nuk e bojkotojmë, ua them unë këtu, ne ashtu siç është ashtu do të rrimë. Por parlamenti do të ketë protestat më të fuqishme popullore rreth tij.

Zgjedhësit e Tiranës dhe Shqipërisë do të vijnë të protestojnë. Pse do të protestojnë? Do të protestojnë për një parlament që respekton votën e 620 mijë shqiptarëve, që kanë votuar kundër Edi Ramës. Ndaj dhe qytetarët e Tiranës, demokratët e Tiranës janë të ftuar dhe kërkoj që të bëjmë çdo përpjekje për të qenë te parlamenti në çdo seancë. Ai është institucioni i krimit monstruoz kushtetues. Aty shkelmohet çdo seancë kushtetuta e vendit. Aty shkelmohen në çdo seancë të drejtat e 620 mijë shqiptarëve që kanë votuar kundër kësaj qeverie. Atëherë, duhet tu dalim zot. Atëherë duhet tu dalim zot”- tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH