
Aktualitet
62-vjeçari përplaset për vdekje nga traileri

Një 62-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme, pasi është përplasur nga një trajler. Ai u dërgua fillimisht në spital, por nuk mundi t’iu mbijetonte plagëve.
Viktima ishte një këmbësor dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të stacionit të trenit, në qytetin e Elbasanit.
“Rreth orës 14:00, në unazën e qytetit Elbasan, pranë Kryqëzimit të Cërrikut, shtetasi V.M., 55 vjeç, banues në Maliq, Korçë, duke drejtuar mjetin trailer , ka plagosur shtetasin R.Z., 62 vjeç, i cili ishte këmbësor”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e Policisë.
Tags: 62-vjeçari, aksident, Elbasan
KOMENTO (0)