Aktualitet

613 kg kokainë/ Çekaj: Po të isha kaq i zgjuar, nuk do shisja banane

Shkruar nga Liberale
613 kg kokainë/ Çekaj: Po të isha kaq i zgjuar, nuk do shisja

Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka kërkuar 14 vite burg për Arbër Çekajn, i cili akuzohet për trafikimin e 613 kg kokaine nga Kolumbia në Shqipëri.

Në dëshminë  e tij, Çeklaj ka thënë se është i pafajshëm dhe se po futet në kurth, për të mbrojtur persona të tjerë.

“Unë dhe këta të tre jemi këtu se prokuroria duhet t’u thoshte italianëve se operacioni përfundoi me sukses. Që të gënjenin të huajt që prokuroria po punon e pavarur nga politika. Na arrestuan për të fshirë një grup të strukturuar shumë të famshëm.

Nuk e dija që qenkam kaq i famshëm që kolumbianët te më bënin dhuratë kaq drogë, pse nuk e vazhduat aksionin që unë të fusja duart tek droga? Pse e ndërpretë aksionin?

Të isha kaq i zgjuar nuk do shisja banane, po do kisha makina e vila. Unë nuk e kuptoj pse doni ta çoni këtë çmenduri deri në fund për të mbrojtur persona të tjerë.

Mendoni ju se ‘Guarda di Finanza’ nuk e kishte konstatuar ngarkesën? Ata e konstatuan dhe e lanë qe të shkohej te autorët dhe të zbulohej rrjeti i vërtetë.

Po si mendoni që unë i lashë një 20 vjeçari gjithë këtë investim pa u siguruar, si mund ta lija unë gjithë këtë drogë në dorë të dy të rinjve, Donaldo Lushaj jeton me qira, mirë unë që qenkam budalla dhe s’kam vila e luks po edhe ky?

Unë nuk jam kriminel, kur më arrestuan në Gjermani bëja shaka me policët, kjo prokurori ka bërë komplot ndaj meje.

Kam qenë jam dhe do jem i pafajshëm, më gjykoni në bazë të provave e fakteve”, tha Çekaj.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënim me 14 vite burg për Arbër Çekajn, 10 vite e tetë muaj për Donaldo Lushajn si dhe 8 vite e 8 muaj për Armando Pezakun./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH