Aktualitet

“600 euro për ‘kokë’”/ U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, 4 në pranga

Shkruar nga Liberale
“600 euro për ‘kokë’”/ U kapën duke

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 shtetas të cilët u kapën në flagrancë duke transportuar 7 emigrantë, kundrejt pagesës 600 euro për person, me qëllim që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Po ashtu në kërkim është shpallur një 38-vjeçar, organizator i kësaj veprimtarie kriminale.

“Blutë” kanë proceduar penalisht edhe 7 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Njoftimi i policisë:

“Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve R. D., 27 vjeç, E. Gj., 24 vjeç, A. K., 27-vjeç, dhe M. B., 46-vjeç, të katërt banues në Tiranë. Gjithashtu, u shpall në kërkim organizatori i kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi D. Q., 38-vjeç. Shtetasit e arrestuar janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Vorë, duke transportuar me 2 automjete, 7 emigrantë, të cilëve, kundrejt pagesës 600 euro për person, iu kishin premtuar transportimin nga Konispoli në drejtim të Shkodrës dhe Kukësit, me qëllim kalimin e tyre në pikën kufitare me Malin e Zi dhe Kosovën, me destinacion final vendet e BE-së.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi R. D., ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 7 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Vijon puna për kapjen e organizatorit të kësaj veprimtarie kriminale.“- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH