Aktualitet

60-vjeçari gjendet i pajetë në magazinën ku jetonte

Shkruar nga Liberale
60-vjeçari gjendet i pajetë në magazinën ku jetonte

Një 60-vjeçar është gjetur pa jetë mbrëmjen e sotme rreth orës 18:30 në rrugën “Siri Kodra” brenda nje magazine, ku ai jetonte.

Viktima është me inicialet A.P. Policia deklaron se nga kqyrja paraprake nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera fizike.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH