Aktualitet

60 infermierët që shkuan në Itali kthehen me dhurata

Shkruar nga Liberale
60 infermierët që shkuan në Itali kthehen me dhurata

Janë kthyer në Shqipëri 60 infermierët që shkuan në Itali për të ndihmuar kolegët e tyre në betejën kundër Covid-19.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka postuar fotot e tyre në rrjetet sociale, ku ata janë pritur në aeroport nga zv ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Ka përfunduar me sukses misioni i grupit të dytë të 60 infermierëve që shërbyen në ndihmë të popullit mik italian.

Infermierët tanë janë kthyer shëndosh e mirë në Shqipëri, pas misionit humanitar në spitalet #covid zonën e Marche në Itali.

#KrenarePërInfermierët. #BASHKË”, shkruan Manastirliu.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1140147,1140146,1140148,1140149,1140150"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH