Sport

6 vjet mister për Schumacherin, bashkëshortja jep mesazhin pozitiv

Shkruar nga Liberale

Më 28 dhjetor të vitit 2013, Michael Schumacher bëri një aksident dhe pësoi dëmtim fatal në tru. Që prej asaj dite nuk dihet asgjë konkrete për gjendjen e tij shëndetësore.

Në prag të 6-vjetorit të ngjarjes së rëndë, fansat po përgatiten të fillojnë fushatën ‘KeepFightingMichael’.

Gruaja e tij, Corinna ka dhënë një mesazh të rrallë shprese.

“Gjërat e mëdha filluan me hapa të vegjël. Shumë grimca të vogla mund të formojnë një mozaik të madh. Së bashku ju jeni më të fortë dhe kjo është ajo çfarë bënë kombinimi i forcave të ‘#KeepFighting’”, tha ajo./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH