Aktualitet

6 viktima dhe 120 raste të reja nga Covid në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
6 viktima dhe 120 raste të reja nga Covid në Shqipëri

Ministrisë së Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2,506 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 120 qytetarë.

Janë 5,178 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 122 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Po ashtu, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Vlora 38 vjeç, një qyetetar nga Pogradeci 68 vjeç, një qytetar nga Elbasani 70 vjeç, një qytetar nga Durrësi 79 vjeç, një qytetar nga Tirana 83 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 171 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197,547 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 120

Të shëruar në 24 orë 171

Të shtruar në spitale 122

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 2,506

Testime totale 1,441,247

Raste pozitive 205,897

Raste të shëruara 197,547

Raste Aktive 5,178

Humbje jete 3,172

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2,451

Fier 584

Shkodër 359

Durrës 344

Gjirokastër 306

Elbasan 284

Berat 260

Vlorë 214

Lezhë 125

Korçë 121

Kukës 66

Dibër 64

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH