Globi

6 të vdekur dhe 28 të plagosur nga sulmi në universitet

Shkruar nga Liberale
6 të vdekur dhe 28 të plagosur nga sulmi në universitet

Gjashtë të vdekur dhe 28 të plagosur kanë mbetur në një universitet në qytetin rus të Perm. Një person i armatosur hyri në kampus mëngjesin e së hënës dhe nisi të qëllojë me armë zjarri.

Studentët dhe mësuesit u fshehën brenda ndërtesës së universitetit, ndërkohë që të tjerë bërtisnin të tmerruar dhe u hodhën nga dritaret. Autoritetet thanë se autori ishte një student i universitetit. Ai u plagos dhe u arrestuan nga policia.

Sipas asaj që shkruan BBC, që citon Ministrinë e Brendshme ruse, autori u qëllua gjatë shkëmbimit të zjarrit me oficerin e policisë Konstanin Kalinin, i cili ishte ndër të parët që mbërriti në vendngjarje.

Në një deklaratë, presidenti Vladimir Putin e cilësoi ngjarjen një humbje të madhe, jo vetëm për familjet që humbën fëmijët e tyre, por për gjithë vendin.

https://twitter.com/i/status/1439844137356955654

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH