Me vendim të Këshillit të Ministrave është akorduar një shumë prej 6 milionë lekësh (të vjetra) për mjekimin e presidentit, Bajram Begaj.
Në disa takime kohët e fundit, si ai me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev apo delegacionin e kryetarëve të komunave arbëreshe, Presidenti Begaj është parë me dorën e fashuar.
Nuk dihet se cili është problemi shëndetësor për të cilin qeveria do të mbulojë shpenzimet e mjekimit të presidentit.