Aktualitet

6 humbje jete dhe 942 raste të reja nga Covid-19 në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
6 humbje jete dhe 942 raste të reja nga Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë kryer 5723 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 942 qytetarë.

Aktualisht janë 12,848 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalet COVID po marrin trajtim 206 pacientë, nga të cilët 34 janë në gjendje më të rënduar.

Nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 gjashtë qytetarë: një qytetar nga Gjirokastra 55 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi 62 dhe 71 vjeç, një qytetare nga Puka 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 79 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 81 vjeç.

Janë shëruar 832 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 144,954 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 942

Të shëruar në 24 orë 832

Të shtruar në spitale 204

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 5723

Testime totale 1,137,276

Raste pozitive 160,365

Raste të shëruara 144,954

Raste Aktive 12,848

Humbje jete 2,563

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5401

Shkodër 1440

Durrës 1147

Fier 1153

Vlorë 801

Lezhë 691

Elbasan 646

Berat 513

Korçë 286

Kukës 283

Gjirokastër 259

Dibër 228

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH