Aktualitet

6 herë kokainë, SPAK sekuestron kompaninë “Alba Exotic Fruit”

Shkruar nga Liberale
6 herë kokainë, SPAK sekuestron kompaninë “Alba Exotic

SPAK sekuestroi kompaninë “Alba Exotic”, në kontejnerët e të cilës janë kapur 6 herë sasi me kokainë që vinte nga Ekuadori.

Pronari i saj, Eduard Dauti është shpallur në kërkim ndërsa administratori Bajron Gumeni është arrestuar më 13 korrik dhe ndodhet në qeli. Dyshimet e SPAK janë se pas ngarkesave me kokainë fshihet një grup i strukturuar kriminal.

Ditën e sotme, përmes një letre dërguar Ambasadës Amerikane në Tiranë, e konkretisht ambasadores Yuri Kim, përfaqësuesi ligjor i kompanisë ‘Alba Exotic Fruit’ kërkonte që të zbulohen personat që fshihen pas ngarkesave të kapura me kokainë në portin e Durrësit.

Sipas tyre, ngarkesat e kokainës nuk kanë lidhje me kompaninë, prandaj ata kërkuan ndërhyrje të faktorit ndërkombëtar, shkruan Euronews.

Në kontejnerët ‘Alba Exotic Fruit’ brenda këtij viti, e më konkretisht në harkun kohor të 3 muajve janë zbuluar 5 ngarkesa me kokaine, të cilat janë sekuestruar nga Policia e Durrësit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH