Kryesore

“6 gra në kërkim të një burri”, ç’do lexoni në “Leteratura” sot

               Publikuar në : 09:51 - 15/04/19 Liberale

“Gjashtë gra në kërkim të një burri” është titulli i suplementit “Leteratura” për këtë të hënë. Një titull që të konfuzon disi. Por në të vërtetë këto gjashtë gra flasin për pasionin e tyre, letërsinë.

Një takim me një personazh burrë për librat që kanë lexuar, Arlinda Dudaj, Iva Tiço, Diana Kastrati, Irena Toçi, Elda Kotorri dhe Alda Bardhyli zgjedhin personazhin që do të donin ta nxirrnin nga një libër.

E dashuruar pas britanikut Mr.Stevens

“Kur më erdhi ndër mend, pas një përpjekjeje jo indiferente për të individualizuar një personazh mashkullor në skenën e pamatë të letrave, ndaj të cilit kam ndjeshmëri të veçantë, u rehatova. Pa pikën e dyshimit rrokëzova me vete: ky është!”, rrëfen Diana Kastrati.

E dashuruar pas britanikut Mr.Stevens

Një burrë si Kemal, e një leksion për lumturinë

““Lexova një libër një ditë dhe gjithë jeta ime ndryshoi”, nis Orhan Pamuk një nga romanet e tij, ndërsa me një tjetër libër të tij, ia doli të ndryshonte shumë gjëra në jetën time. Jo thjesht kur e lexova, por kur u futa me të vërtetë brenda tij. Dhe kur them “u futa”, nuk e kam fjalën që “u zhyta mes fletëve të tij”, por vërtetë “u futa”, në kuptimin e parë të fjalës, në gjithë kapitujt e “Muzeut të Pafajësis딓, tregon Iva Tiço për suplementin “Leteratura”.

Një burrë si Kemal, e një leksion për lumturinë

Të ndihmosh një burrë

“Dhjetëra personazhe burra, në letërsinë botërore kanë marrë epitetet nga më të ndryshmet nga kritikët e letërsisë. Ka nga ata që i kanë dashur aq shumë, sa do të donin ti gjenin në barin e lagjes ku jetojnë, të tjerë janë gjykuar, sulmuar, e shpesh mbuluar me harresë”, – shkruan Alda Bardhyli.

Të ndihmosh një burrë

Zgjohu Hans!

“Ai është Hans Schnier, personazhi kryesor i librit “Me syrin e një klouni” nga Heinrich Böll. Një personazh i jashtëzakonshëm, një shpirt i lirë, i bukur, i vuajtur, pa fre dhe nga ana tjetër shfaqës i një autoironie të paimagjinueshme, nga ato që të depërtojnë mu në thelb të zemrës dhe të bëjnë të mos i harrosh kurrë”, – shkruan Arlinda Dudaj.

Zgjohu Hans!

Raskolnikovi, një hero si unë i Dostojevskit

Ndërsa Elda Katorri shkruan: Fernando Savater, një filozof i mirënjohur dhe intelektual spanjoll i ditëve tona pohon se: “në jetë lipset që njeriu të marrë huqin e të jetuarit mirë”. Mirëpo një “huq” i tillë nuk fitohet lehtë. Të duhet të endesh nëpër skutat më të thella të shpirtit e të mendjes e më pas të shihesh në pasqyrë pa pasur drojë se imazhi yt nuk shëmbëllen aspak me atë të pritshmërive të tua, apo të pritshmërive që të tjerët kanë për ty.”

Një takim me Princin e vogël

Nga Irena Toçi

Një takim me Princin e vogël

Këto dhe shumë të tjera i gjeni sot në suplementin “Leteratura” të “Gazetës Liberale” në print. /Gazeta Liberale

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *