Aktualitet

55-vjeçarja nga Korça dhunohet nga bashkëshorti, shkon me këmbë të thyer në spital

Shkruar nga Liberale
55-vjeçarja nga Korça dhunohet nga bashkëshorti, shkon me

Një 55-vjeçare ka shkuar me këmbë të thyer në spital.

Sipas burimeve nga spitali, 55-vjeçarja është dhunuar nga bashkëshorti dhe është hedhur nga shkallët.

Si ngjarje ka ndodhur ditë më parë, por vetëm mëngjesin e sotëm gruaja ka mundur të marrë mjekim në spital.

Por, sipas policisë, gruaja ka qenë e paralizuar dhe burri i saj do të hetohet në gjendje të lirë.

“Nuk ka thyerje këmbe. Tek pjesa e legenit të trupit ka probleme. Mbase edhe problemi fizik që ka”, bën të ditur policia.

Nga ana tjetër, 55-vjeçarja pretendon se para 7 ditësh është dhunuar prej tij.

Burimi: BW

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH