Aktualitet

51 bashki nevojë për staf, 8 të tjera kanë mbingarkesë. Cilat i paguajnë më mirë dhe më keq punonjësit?

Shkruar nga Liberale
51 bashki nevojë për staf, 8 të tjera kanë mbingarkesë.

49 bashki në vend kanë rritur numrin e të punësuarve gjatë vitit 2022 dhe 16 të tjera e kanë ulur atë. Sipas të dhënave zyrtare të bërë publike në raportin e financave vendore të hartuar nga CO-Plan, numri i të punësuarve rezulton të jetë zgjeruar veçanërisht në bashkitë Tiranë, Shkodër, Kamzë dhe Memaliaj. Nga ana tjetër ka rezultuar në ulje në bashkitë Vorë , Roskovec dhe Mallakastër, ndërsa ka mbetur i pandryshuar krahasuar me një vit më parë në bashkinë Belsh. Por sa kushton një punonjës?

Në terma mesatarë, për një të punësuar në bashki në vitin 2022 u shpenzuan rreth 56,868 lekë në muaj, rreth 1% më pak krahasuar me një vit më parë. Kosto mesatare për të punësuarit luhatet në një interval me vlerën mesatare maksimale prej rreth 70,915 në bashkinë Rrogozhinë dhe vlerën mesatare minimale prej rreth 32,917 lekë në muaj në bashkinë Memaliaj. Rreth 72% e bashkive (44/61 bashki) vlerësohet të kenë një kosto mesatare për të punësuar nën vlerën mesatare për 61 bashkitë.

Analiza në terma nominalë e numrit të të punësuarve dhe shpenzimeve për personelin (shpenzime totale dhe kosto mesatare për të punësuar) janë një hap i parë për të vlerësuar mbi ofrimin e shërbimeve publike vendore dhe përdorimin e burimeve financiare në dispozicion. Një treguesi përdorur gjerësisht në literaturë për të vlerësuar mbi nivelin e ofrimit të shërbimeve publike vendore është numri i të punësuarve për 1,000 banorë. Krahasuar me nivelin benchmark të përdorur nga Banka Botërore prej më pak se 25 punonjës për 1,000 banorë, rezulton se 51 bashki kanë një nivel më të ulët se referenca.

Në të kundërt, 8 nga 61 bashki (bashkitë Dropull, Fushë Arrëz, Memaliaj, Përmet, Këlcyrë, Skrapar, Pukë, Tepelenë) qëndrojnë mbi këtë nivel referencë, duke sugjeruar për mbi-ngarkesë të punonjësve në raport me popullsinë e bashkisë. Në bashkitë Pustec dhe Libohovë raporti i numrit të punësuarve për 1,000 banorë është i barabartë me nivelin referencë. Niveli mesatar i treguesit për 61 bashkitë në vend vlerësohet në rreth 13 punonjës për 1,000 banorë (në rritje me një të punësuar krahasuar me nivelin e treguesit në dy vitet e fundit), me një nivel minimal prej rreth 9 të punësuar për 1,000 banorë në bashkitë Kamëz, Kurbin dhe Krujë; nivel maksimal prej rreth 41 të punësuar për 1,000 banorë regjistruar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH