Kryesore

500 emigrantë ngecin mes Mesdheut, asnjë vend evropian nuk i pranon

               Publikuar në : 11:08 - 14/08/19 LP

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) u ka bërë thirrje qeverive evropiane, që të pranojnë 500 migrantë të shpëtuar në Detin Mesdhe, sa më shpejt që të jetë e mundur.

I dërguari i posaçëm i UNHCR-së, Vincent Coquettel, tha se “kjo është një garë me kohën” dhe shtoi se “stuhitë po vijnë dhe kushtet do të përkeqësohen”.

Migrantët aktualisht janë në bordin e dy anijeve humanitare, dhe qeveria italiane nuk po i lejon ata të hyjnë në port.

Komisioni Evropian tha se u kishte bërë thirrje shteteve anëtare të ofrojnë ndihmë, duke theksuar se nuk mund të ndërhyjë vetë./Gazeta Liberale

(Visited 18 times, 1 visits today)

Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *