Aktualitet

500 banesat e reja nga Turqia, Ahmetaj: Ja kur do jenë gati

Shkruar nga Liberale
500 banesat e reja nga Turqia, Ahmetaj: Ja kur do jenë gati

Ministri i Rindërimit, Arben Ahmetaj ka mbajtur sot një konferencë të përbashkët me ministrin e Mjedisit dhe Urbanizimit të Turqisë, Murat Kurum.

Ahmetaj tha se "qyteza" që do të ndërtojë Turqia në Laç nuk do të jetë vetëm një proces rindërtimi, por një pol i ri zhvillimi ekonomik, urbanistik që përfshin edhe Bashkinë e Thumanës si dhe shkollën e saj.

"Sot pata kënaqësinë të kisha ministrin Turk Murat Kurum  dhe delegacionin që e shoqëron. Falenderoj Turqinë dhe Erdogan për solidaritetin në momentet e vështira pas tërmetit të 26 nëntorit.

Përveç ndihmës së parë materiale që dhe sot kanë vazhduar të mbështesin qytetarët që kanë nevojë për një ndihmë emergjente, qeveria e Turqisë do të ndërtojë 500 shtëpi në Laç siç jemi dakortësuar.

PAtëm rastin të diskutojmë mbi projektin e ndërtimit të shtëpive, duhet të theksoj se shkon përtej ndërtimit të banesave. Merr formën e një poli të ri urbano ekonomik. Është një model i ri zhvillimi në termat urbanistik dhe zhvillimit ekonomik", tha Ahmetaj.

Ministri tha se kanë rënë dakort që procesi i rindërtimit të 500 banesave të përfundojë në korrik. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH