Kronikë

50-vjeçari thyen të dyja këmbët pas përplasjes me makinë, policia nis procedim penal ndaj tij

Shkruar nga Liberale
50-vjeçari thyen të dyja këmbët pas përplasjes me

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të premteje në aksin rrugor Borsh-Sarandë.

Bëhet me dije se 50-vjeçari Gazmend Çaushaj ka humbur drejtimin e mjetit dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Për pasojë 50-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë, ku i janë thyer të dyja këmbët.

Pas mjekimit në spitalin e Sarandës, 50-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë për një trajtim më të specializuar.

Policia bën me dije se ka nisur një procedim penal në gjendje të lirë në lidhje me 50-vjeçarin.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH