Aktualitet

50 mijë lekë gjobë për person, nëse biznesi s'aplikon për pagën e...

Shkruar nga Liberale
50 mijë lekë gjobë për person, nëse biznesi

Të gjitha subjektet që nuk kanë aplikuar për punonjësit e tyre për të përfituar pagesën prej 40 mijë lekësh do të gjobiten me 50 mijë lekë për çdo aplikim që nuk kanë realizuar.

Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ka deklaruar se të gjitha bizneset kanë afat që të aplikojnë deri në 5 qershor ose në të kundërt do të përballen me penalitete.

“Kjo paktë ka ecur në fillim shumë mirë, por me kalimin e kohës një numër i madh biznesesh nuk po aplikonte. Për këtë arsye ka dalë një akt-normativ që penalizon bizneset që nuk aplikojnë për të punësuarit e tyre. Numri i punonjësve që nuk kanë përfituar për këtë shkak, me paketën e zgjeruar është rreth 63 mijë”, theksoi ai

Sektori më i prekur nga pandemia duke pasur edhe numrin më të lartë të personave të larguar nga puna e ndjekur nga tregtia dhe sektori prodhues ku përfshihen fasonët dhe call-center.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH