Ndërkombëtare

5-vjeçarja dhe vëllai i saj jetojnë 3 ditë me prindërit e vdekur

               Publikuar në : 21:20 - 23/10/20 liberale

Një vajzë e vogël dhe vëllai i saj janë gjetur në banesën e tyre 3 ditë pasi prindërit e tyre kishin ‘vdekur nga ngrënia e turshive të helmuara’.

Familjarët e shqetësuar nuk mund të kontaktonin me Aleksandrin dhe Viktoria Yakunin. Ata kishin humbur një mbledhje familjare dhe përfundimisht vajza e tyre 5-vjeçare u përgjigj në telefon. Fëmija tha që babai i saj, 30 vjeç dhe mamaja, 25-vjeç, ishin duke fjetur për një kohë të gjatë dhe shtoi se babai i saj ishte “bërë i zi”.

Vajza po kujdesej për vëllain e saj një vjeçar. Motra e Aleksandrit, Natalia Bakulina, 36 vjeç, u turr drejt banesës në zonën e Leningradit në Rusi dhe mbesa e saj hapi derën.

“Unë vrapova në …. dhe pashë gjithçka. Rashë përtokë dhe bërtita”– tha ajo. Prindërit kishin vdekur në shtrat.

Natalia thirri policinë dhe shërbimet e urgjencës, pastaj i veshi fëmijët dhe i nxori nga banesa në fshatin Bolshoye Kuzyomkino.

Mediat ruse thonë se helmimi nga ushqimi dyshohet si shkaku i vdekjeve. Punëtorit të impiantit të gazit Aleksandrit i ishte dhënë një vazo me turshi shtëpiake nga gjyshja e tij një ditë më parë. Kavanozi ishte hapur në kuzhinë, u raportua. Dyshohet se toksina botulinum nga turshitë është shkaku i vdekjes.

Toksina shkakton paralizë dhe madje vdekje përmes bllokimit të frymëmarrjes. Fqinji Mikhail Khomchenko përjashtoi helmimin me alkool, duke thënë se çifti nuk kishte pirë. Fëmijët tani janë nën kujdesin e babait të Aleksandrit.

<
>
cifti 0_PAY-Kingisepp-prickles-poisoning-7-east2west-news

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back