Aktualitet

5 të vdekur nga cikloni Gabriel, Zelanda e Re shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Shkruar nga Liberale
5 të vdekur nga cikloni Gabriel, Zelanda e Re shpall gjendjen e

Numri i personave që kanë vdekur në Zelandën e Re për shkak të ciklonit Gabriel arriti në pesë, ndërsa 10.500 persona u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, njoftoi sot policia e Zelandës së Re.

Ushtria e Zelandës së Re ka vendosur tre helikopterë NH90 në zonën e Gjirit Hawke, e cila është goditur rëndë nga cikloni. Ata shpëtuan punëtorë, familje dhe kafshë shtëpiake që u ngjitën në çatitë e shtëpive për t'i shpëtuar nivelit në rritje të ujit.

Erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm goditën ishullin e Veriut, ku jeton më shumë se tre të katërtat e popullsisë së vendit (rreth 5 milionë), duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut.

Autoritetet tani po vlerësojnë dëmet në qytete të izoluara ku u përmbytën rrugët dhe u ndërpre telekomunikacioni.

Rreth 10,500 njerëz duhej të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre, sipas ministrit të urgjencës. 160 mijë banorë të tjerë janë pa energji elektrike, ndonëse rrjeti po rikthehet gradualisht.

Qeveria e kryeministrit Chris Hipkins, i cili e ka përshkruar ciklonin Gabriel si ngjarjen më të keqe të motit "të shekullit", ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare për një javë.

Cikloni Gabriel u formua më 8 shkurt në brigjet verilindore të Australisë në Detin Koral përpara se të kalonte Paqësorin Jugor dhe të zbriste në Zelandën e Re.

Sipas shkencëtarëve, ai u nxit nga temperatura jashtëzakonisht të larta të ujit të detit, të cilat janë një efekt i kombinuar i ndryshimit të klimës dhe fenomenit La Niña, një anomali meteorologjike./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH