Kosova zgjedh ditën e sotme Kuvendin e ri, por procesi i votimit ka shënuar deri tani disa incidente.
Mësohet se pesë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës për fotografim të votës, 4 prej tyre janë fotografuar në rajonin e Prizrenit ndërsa një në rajonin e Mitrovicës së veriut.
“Në rajonin e Prizrenit kemi katër persona të arrestuar, tre në Prizren, një në Mamushë, nën dyshimin se të njëjtit kanë bërë fotografimin e votës pas veprimit. Të gjitha veprimet janë marr me Prokurorin e Shtetit dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë ndaluar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Ai ka shtuar më tej se kanë informacine që një tjetër person është ndaluar në Mitrovicë./Gazeta Liberale