Aktualitet

5 orë të bllokuar në Kanionin e Gjipesë, Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë dy turistët belgë

Shkruar nga Liberale
5 orë të bllokuar në Kanionin e Gjipesë, Policia dhe

Dy turistë belgë të cilët kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Gjipesë, janë shpëtuar pas 5 orësh kërkime nga Policia.

Ata kanë qenë duke eksploruar kanionin por kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe e kishin të pamundur të dilnin më pas prej aty. Turistët ishin në gjendje të mirë shëndetësore kur u shpëtuan nga Policia dhe forcat zjarrfikëse.

"Lokalizohen dhe nxirren nga kanioni, pas 5 orësh kërkimesh në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, të dy turistët në gjendje të mirë shëndetësore. Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi morën njoftim se 2 turistë belg, duke eksploruar kanionin e Gjipesë, Himarë, kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe e kishin të pamundur të dilnin nga kanioni.

Menjëherë pas njoftimit, në drejtim të kanionit janë nisur shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse. Si rezultat i kërkimeve, u bë i mundur lokalizimi dhe nxjerrja nga kanioni, e 2 turistëve, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Policia e Vlorës vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë, gjatë gjithë vitit”, njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH