Globi

5 miliardë euro, nënshkruhet paketa e ndihmës së BE-së për Ukrainën

Shkruar nga Liberale
5 miliardë euro, nënshkruhet paketa e ndihmës së BE-së

Bashkimi Evropian ka nënshkruar një paketë ndihme financiare për Ukrainën, me vlerë prej pesë miliardë euro. Lajmin e bëri të ditur komisioneri i tregtisë së BE-së, Valdis Dombrovskis.

“Memorandumi për ofrimin e 5 miliardë eurove në ndihmë makro-financiare” për Ukrainën u nënshkrua nga BE, tha kryeministri ukrainas Denys Shymal përmes Twitter, duke shtuar se ai është “mirënjohës” për Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen".

Shymal shtoi se ky është një tjetër gjest i vendosur nga ana e BE-së, “për të mbështetur Ukrainën në fitoren e kësaj lufte, rindërtimin dhe ndjekjen e një të ardhmeje evropiane”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH