Kryesore

5 mijë Paund gjobë për udhëtimet jashtë Britanisë

               Publikuar në : 18:18 - 23/03/21 liberale

Udhëtarët nga Anglia do të përballen me gjobë prej 5,000 Paund në rast se udhëtojnë pa ndonjë arsye thelbësore jashtë vendit.

Masa vjen për shkak të varianteve të reja të përhapura në të gjithë Europën por edhe valës së tretë që ka prekur një numër të madh shtetesh.

Lajmi ishte një zhgënjim për miliona njerëz që shpresonin t’i kalonin pushimet verore në vendet e BE. Sipas Reuters, britanikët kanë rezervuar biletat me linjat ajrore easyJet, British Airway, Jet2 dhe TUI.

Mbretëria e Bashkuar aktualisht ndalon të gjitha udhëtimet e huaja, me përjashtim të punës, arsimimit ose arsyeve shëndetësore. Sidoqoftë, qeveria do ta rishikojë vendimin në Prill dhe sipas parashikimeve do t’i lejojë ato nga 17 Maj.

Aksionet e linjave ajore pas këtij vendimi të qeverisë kanë rënë. Mbretëria e Bashkuar në valën e parë dhe të dytë të pandemisë regjistroi shumë vdekje dhe infeksione, por ato tanimë kanë rënë për shkak edhe të vaksinimeve që janë kryer në vend.

Gjobat e reja të udhëtimit u përfshinë në legjislacionin që zbatohet deri në fund të Qershorit në rast se ndalimi nuk lehtësohet.

 

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back