Aktualitet

5 mësues me Covid në një shkollë 9-vjeçare në Bulqizë

               Publikuar në : 19:41 - 21/09/20 liberale

Konfirmimi i 5 rasteve me Covid-19 në radhët e mësuesve në shkollën 9-vjeçare “Shefqet Tançi” në qytetin e ri të Bulqizës, ka bërë që të shtohen masat për arsimtaret e nxënësit.

Infektimi arsimtarëve detyroi autoritet t’i bënin tamponin nxënësve e kolegëve të shkollës. Përgjigjja e tamponit për 18 prej tyre ishte negativ. Prej së premtes ata ishin izoluar në shtëpi, por të hënën iu bashkuan pjesës tjetër të shokëve. Sipas Inspektoritit të Kujdesit Shëndetësor, nuk ka mësues dhe nxënës të prekur.

Nënprefekt i Bulqizës, Avni Muliu tregon se si është zgjidhur zëvendësimi i mësuesve të infektuar.

“Zyra Arsimore ka bërë menjëherë zëvendësimin e këtyre mësuesve nga kontingjenti i mësuesve që janë aplikantë për të filluar punë. Nuk kemi asnjë nxënës të infektuar me Covid-19. Edhe mësimi vazhdon rregullisht dhe pa asnjë problem”, tha ai për Abc News.

Ndërkohë mësuesit e konfirmuar pozitiv janë në gjendje të mirë shëndetësore, e të izoluar në banesa.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back