Aktualitet

Mbi 1 mijë raste të reja dhe 3 humbje jete nga Covid në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
Mbi 1 mijë raste të reja dhe 3 humbje jete nga Covid në

Pandemia e koronavirusit ka shënuar një rritje të ndjeshme të të infektuarve ditor në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton se këtë të martë janë regjistruar 1054 raste të reja nga 7.256 testime të kryera në total.

Aktualisht janë 10,088 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Fatkeqësisht në 24 orët e fundit, 3 qytetarë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me koronavirusin: një qytetare 78 vjeç nga Kavaja, një qytetare 79 vjeç nga Tirana dhe një qytetare 87 vjeç nga Vlora.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Numri i të shëruarve është në rritje pasi këtë të martë u raportuan 496 pacientë të shëruar. Që nga fillimi i pandemisë, 133.801 qytetarë ia kanë dalë në “betejën” me koronavirusin.

Statistika (31 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 1054

Të shëruar në 24 orë 469

Të shtruar në spitale 96

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 7,256

Testime totale 1,047,380

Raste pozitive 146,387

Raste të shëruara 133,801

Raste Aktive 10,088

Humbje jete 2,498

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,638

Shkodër 1,789

Vlorë 908

Durrës 778

Fier 695

Lezhë 567

Elbasan 497

Berat 352

Gjirokastër 281

Korçë 254

Dibër 169

Kukës 16

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH