Aktualitet

5 humbje jete nga Covid në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
5 humbje jete nga Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë kryer 1513 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 228 qytetarë.

Janë 6694 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Po ashtu, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Fieri 38 vjeç, një qytetare nga Pogradeci 70 vjeçe, një qytetar nga Korça 70 vjeç, një qytetar nga Berati 85 vjeç, një qytetar nga Vlora 90 vjeç.

Janë shëruar 594 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 190,378 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 228

Të shëruar në 24 orë 594

Të shtruar në spitale 148

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 1513

Testime totale 1,395,649

Raste pozitive 200,173

Raste të shëruara 190,378

Raste Aktive 6,694

Humbje jete 3,101

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3373

Fier 679

Gjirokastër 531

Shkodër 462

Berat 393

Durrës 349

Elbasan 292

Vlorë 210

Korçë 156

Lezhë 136

Dibër 65

Kukës 48

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH