Aktualitet

5 humbje jete nga Covid në Shipëri

Shkruar nga Liberale
5 humbje jete nga Covid në Shipëri

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në Shqipëri. Në 24 orët e fundit, janë kryer 1,440 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 172 qytetarë.

Janë 6,359 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Po ashtu, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar 81 vjeç nga Berati, tre qytetarë nga Tirana 85-91 vjeç, një 90 vjeçar nga Lushnja.

Janë shëruar 190 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,428 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (06 dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 172

Të shëruar në 24 orë 190

Të shtruar në spitale 145

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 1,440

Testime totale 1,406,517

Raste pozitive 201,902

Raste të shëruara 192,428

Raste Aktive 6,359

Humbje jete 3,115

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3167

Fier 662

Gjirokastër 542

Shkodër 441

Durrës 340

Berat 339

Elbasan 274

Vlorë 213

Lezhë 161

Korçë 106

Dibër 68

Kukës 46

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH