Aktualitet

5 deputetë kërkojnë pezullimin e Vetingut në Polici

Shkruar nga Liberale
5 deputetë kërkojnë pezullimin e Vetingut në Polici

Katër deputetë socialistë dhe një i opozitës parlamentare kanë kërkuar pezullimin e Vetingut në polici deri në përfundimin e vlerësimit kalimtar të punonjësve të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Sipas projektligjit, i cili mban firmën edhe të kryetares së Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj diçka e tillë bëhet në mënyrë që Komisioni i Jashtëm i vlerësimit të fokusohet tek vettingu i SHÇBA-së si strukturë që do të fusë në sitë më pas të gjithë efektivët e nivelit bazë në policinë e shtetit.

Gjithashtu, ky ndryshim thuhet në projektligj do mundësonte kohën e nevojshme qe institucionet e përfshira të bënin një analizë më të thelluar të këtij procesi dhe të propozonin zgjidhje për një sërë problematikash të evidentuara edhe nga partneret ndërkombëtarë në fushën e rendit dhe sigurisë.

Deri më tani Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit që kur ka filluar punën deri në dhjetor të vitit 2020 ka përfunduar procesin e vlerësimit kalimtar vetëm për 32 subjekte.

Koha në përpunimin e informacioneve u kritikua dhe nga deputetët e të cilit kërkuan ndërhyrje në ligj në mënyrë që procesi të përshpejtohet.

Si ligji ekzistues ashtu dhe ndryshimi i tij sipas deputetëve ka një vakum ligjor, duke mos-parashikuar shprehimisht afatin apo kohën kur SHCBA duhet të fillojë procesin për filtrimin e efektivëve të policisë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH