Globi

4x3=12! Pse është i gabuar ky ushtrim matematikor? E ëma nuk e kupton korrigjimin e mësueses

Shkruar nga Liberale

Një ushtrim matematikor në një shkollë fillore në Spanjë ka ndezur debate të shumta. Pse? Ushtrimi në dukje i lehtë, por nëna e një vajze është revoltuar nga korrigjimi i mësueses që e ka quajtur të gabuar zgjidhjen e vajzës së saj dhe ka reaguar në rrjetet sociale, duke ndezur edhe debate. Ajo ka pyetur ku është “gabimi”

Nëna, përdoruese e Tëitter-it @Madredelalobita, duke treguar korrigjimin e veçantë të mësueses së një vajze ndezi debatet: “A e kuptoni pse mësuesja e vajzës sime e shënon këtë ushtrim si të gabuar”, thotë ajo në një postim në Tëitter duke ndarë foton e ushtrimit. “Ka katër kuti me nga tre unaza secila. Sa unaza janë gjithsej?”, thuhet në tekstin e problemit. Vajza përgjigjet kështu: shumëzojini katër kutitë me tre unazat dhe si rezultat merrni 12 unaza. Megjithatë, mësuesja korrigjon ushtrimin dhe vë në dukje se përfundimi është i pasaktë.

Zgjidhja e dilemës vjen nga komentet: «Sepse do të ishte 3x4, jo 4x3. Duket budallallëk, por mënyra e duhur është të shumëzosh përmbajtjen me kontejnerët». “Sepse ajo vendosi 4x3 por duhet të jetë 3x4. Unë pata të njëjtin debat me mësuesin e djalit tim vitin e kaluar. Ende nuk e kuptoj logjikën”, ishin disa nga reagimet.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH