Aktualitet

49-vjeçari i zhdukur prej tre javësh/ Pezullohen kërkimet e RENEA-s dhe polumbarëve

Shkruar nga Liberale
49-vjeçari i zhdukur prej tre javësh/ Pezullohen kërkimet e

Pas afro tre javësh përpjekjesh për të gjetur 49-vjeçarin Tofik Xhika nga Njësia Administrative Fushë Alije në Dibër, janë pezulluar kërkimet në ujërat e lumit Drin i Zi.

Specialistët e repartit RENEA kanë kërkuar edhe dy ditë të tjera në zonën ku mendohej se Xhika ka rënë në ujërat e lumit, ku kishte dalë për të peshkuar me 26 dhjetor të vitit të kaluar.

Ndonëse kushtet ishin të përshtatshme për të kërkuar, polumbarët e RENEA-s kanë vijuar kërkimet, por pa mundur të gjejnë Tofik Xhikën në thellësi të ujit apo anash lumit.

Pa reshtur kanë kërkuar edhe familjarët si dhe bashkëfshatarët e Tofik Xhikës në vijën lumore nga fshati Fushë Alije deri në Skavicë në kufi me Bashkinë e Kukësit.

Por edhe përpjekjet e tyre nuk kanë dhënë rezultat. Tofik Xhika kishte lënë mjetin e tij pranë lokalit të fshatit dhe i është drejtuar bregut të lumit Drin i Zi për të peshkuar, ashtu siç bënte shpesh.

Por moskthimi i tij në shtëpi bëri që familja të kërkonte ndihmë. Në breg të lumit janë gjetur vetëm një palë këpucë që mendohet të jenë të Tofik Xhikës e asnjë shenjë tjetër. Dyshohet që Xhika të ketë rënë në ujërat e lumit e të jetë rëmbyer nga rrjedha e tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH