Aktualitet

47-vjeçarja bëhet nënë për herë të parë pas 17 abortesh

Shkruar nga Liberale
47-vjeçarja bëhet nënë për herë të

Një lajm i mrekullueshëm vjen nga mjekja gjinekologe Donika Shanaj, e cila ka rrëfyer se si një 47-vjeçare është bërë nënë për herë të parë pas 17 abortesh. Në një lidhje me skype për “ABC e Mëngjesit”, mjekja ka treguar emocionet e këtij momenti, si të Dafinës e cila solli në jetë Amelin, ashtu edhe të sajat, që nga momenti që zbuloi se pacientja ishte shtatzënë. Shanaj rrëfeu se gruaja ka tentuar edhe 4 fertilizime in vitro, por pa sukses. Mjekja ka një mesazh për të gjithë çiftet që të mos dorëzohen, pavarësisht kostove të larta që kanë këto shërbime. Ajo përmendi rastin e Dafinës e cila kishte të ardhura modeste, dhe ia doli mbanë.

“Nëna është shumë mirë, fëmija është shumë mirë. Sot lënë spitalin, sot shkojnë në shtëpi. Në momentin që kishim humbur shpresat, Zoti bëri një mrekulli dhe i bekoi prindërit me një mrekulli, me emrin Amel. Siç ka edhe emrin vetë është e ëmbël.

Dafina është një rast që mbeti vetë shtatzënë natyralisht. Po shtatzënitë shkonin deri në 9 javë dhe ishte e pamundur pavarësisht teknikave tona. Por këtë herë ja doli, dhe kështu erdhi në jetë Ameli pas 22 vitesh.

Deri në 10 herë aborte për shkaqe nga më të ndryshmet kam hasur raste. Pavarësisht se teknikat invitro janë përmirësuar shumë, por nuk kanë arritur të mbijetojnë.

Të gjithë mjekët e spitalit tonë dhe të gjithë mjekët në Shqipëri, janë shumë të përkushtuar për të ndihmuar prindërit që kanë këto probleme. Unë kam edhe një mesazh për të gjithë çiftet që të mos dorëzohen, pavarësisht kostove të larta që kanë këto shërbime. Dafina kishte të ardhura modeste dhe është një shembull.

Dafinës i rridhnin lot. Unë nuk i besoja lotët dhe i thosha infermieres mos është imazh i pacientes që kaloi dhe na ka ngelur fiksuar. Ndërkohë, bebi lëvizte ishte live. Asaj i rrodhën lot. Ata janë me origjinë nga Dibra dhe ai është babi më i qeshur që kam parë ndonjëherë. Sa herë që vinte këtu dhe shoqëronte Dafinën vetëm qeshte. Ma transmetonte edhe mua një emocion të madh”, tha mjekja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH