Aktualitet

47-vjeçari i armatosur me thikë dhe sëpatë kërcënon infermierin 

Shkruar nga Liberale
47-vjeçari i armatosur me thikë dhe sëpatë

Një 47-vjeçar është arrestuar pasi ka kërcënuar me thikë dhe sëpatë infermierin e qendrës Shëndetësore, në fshatin Klocë, Maliq.

Shtetasi me inicialet R. Gj., akuzohet për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

“Ky shtetas, ditën e djeshme, në fshatin Klocë, në ambientet e brendshme të ambulancës të këtij fshati, ka kanosur për shkak të detyrës, me një mjet të mprehtë dhe një send të fortë, shtetasin B. R., me detyrë infermier. Gjatë kontrollit fizik që shërbimet e Policisë ushtruan ndaj shtetasit R. Gj., i gjetën një thikë, një sëpatë dhe një levë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia e Maliqit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH