Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë në orët e vona të mbrëmjes së të dielës, ku një person është qëlluar me thikë.
Sot policia informon se ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen e tij.
“Gjatë orëve të mbrëmjes në Spitalin Rajonal të Vlorës ka mbërritur i dëmtuar shtetasi G.Ll., 46 vjeç, i cili dyshohet të jetë plagosur me mjet prerës në një lokal pranë lagjes “Partizani”.
Në vijim të veprimeve hetimore, Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen e tij”, njofton policia. /Gazeta Liberale