Globi

46-vjeçari humb jetën në rrugë nga temperaturat e larta

Shkruar nga Liberale
46-vjeçari humb jetën në rrugë nga temperaturat e larta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kalkidë, Greqi, pasi një 46-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga nxehtësia.

Siç thuhet në njoftimin e spitalit, “arresti kardio-respirator pas ekspozimit në temperaturë shumë të lartë” konsiderohet si shkak i mundshëm i vdekjes.

Burri nuk ishte shpërndarës në rrugë, siç u raportua fillimisht nga mediat.

Sipas informacioneve, burri ka qenë duke lëvizur me biçikletë në rrugët e qytetit para ngjarjes tragjike.

“Të enjten me datë 20.07.2023 ka ardhur në orën 16:55. në Urgjencën e Spitalit të Kalkidës me ambulancë, një burrë 46-vjeçar (jo shpërndarës). Reanimimi, CPR dhe intubimi u kryen pa rezultat. Shkaku i mundshëm i vdekjes është arresti kardiorespirator pas ekspozimit ndaj temperaturës shumë të lartë”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH