Editorial

4500 të pushkatuarit e diktaturës pa varr dhe pa drejtësi

Shkruar nga Liberale
4500 të pushkatuarit e diktaturës pa varr dhe pa drejtësi

Besim Ndregjoni

Shqiptarët  mbajnë  në  ndërgjegjen  e tyre  disa nga  gjërat  më dramatike  për një komb. Njëra pjesë  e kombit  u përndoq në mënyrë tragjike e të pamëshirshme , u përndoq  për bindje, për pasurinë e saj , për rangun dhe inteligjencën , për kodet e saj etike kombëtare, dhe u përndoq  për breza të tërë. U përndoq vetëm se ishte e tillë. Kur një shoqëri nuk do të ballafaqohet me ndërgjegjen e vet për të bërë pastrimin e së keqes , ajo shoqëri do të vazhdoi të jetë  traumatike: E nesërmja  kushedi,  mund ta ketë më të errtë se të djeshmen. U mbushën  tridhjet vjet  që nuk janë gjetur eshtrat e 4500 të pushkatuarëve me dhe pa gjygje nga diktatura enveriste, dhe që ju kan zhdukur dhe  kufomat. Tridhjet vite kërkim, përball heshtjes shtetërore. Dhe sot ata vazhdojnë të jenë të zhdukur dhe të harruar  nga kjo klasë politike. Fatkeqësisht dhe nga shoqëria civile, intelektual, gazetar, ndërgjegjësimi i shoqërisë shqiptare, ndaj krimeve të diktaturës ështe e nivelit zero. Ky ndërgjegjësim duhet të alarmoi të gjith institucjonet politike mediatike e shoqërore në vend. E në qoftë se heshtim, ne shkatrojmë të ardhmen e fëmive tanë.

Harresa është fenomeni  që nuk i shërben paqes, lirisë, por diktaturës. Duke ndjekur me vëmendje  aktorët politik e mediatik si dy shtylla të fuqishme të pluralizmit, historinë e  vlerave dhe dijes së kombit e mbulojnë  me gënjeshtrën dhe ideologjinë e diktaturës  nga vjen kjo klasë politike. Me anën e pushtetit të diktatit fshijnë dijen, vlerat që na kan lënë këta burra e gra të pushkatuar pa faj, dhe tani u kan mbetur vetëm fotot e tyre, dhe ata të ruajtur për dekada nga terrorizmi. Nëpër mjet fotove të tyre, duket sikur bisedojnë me ne, duket sikur dhe sot mbas terrorit  na frymëzojn, që ne të punojmë për të mirën e shoqërisë e të kombit. Deri kur drejtsia të penalizoi padrejtsinë, kjo shoqëri nuk mund të ketë paqe dhe dashuri. Ne jemi dëshmitar okularë të atmosferës së frikës që krijon çdo terror, e në veçanti terrori i kuq. At Gjergj Fishta , kërkon një varr për eshtrat e tij. Sazan Hadëri e qindra intelektual  nga qelitë e Burrelit  kërkojnë  një varr. Xhelal Koprenca me qindra të tjerë nga galerit e Spacit e Qafës Barit  kërkojnë një varr. Me mijëra të tjerë nga Maliqi e Bedeni, Zadrima e Ballshi  nga Zalli i Kirit  kërkojnë një varr për eshtrat e tyre. Eshtë e turpshme e aspak kombëtare të flitet për kontribute të atyre që i sollën këtij kombi  diktaturë, e të heshtet  ndaj intelektualëve që u sakrifikuan që ne të kemi liri. Vepra e këtyre martirëve të ditur e të zhdukur sot përballet me urretjen e klasës politike e në vecanti të dy partive kryesore që ndrrojne pushtete gjate tridhjevjeteve. Këta martir dhe familjet e tyre kurrë  nuk e provuan faljen e tyre , përkundrazi vetëm heshtjen dhe përbuzjen me nderimin që u bëjnë  xhelatëve  vrasës..Kur do të kenë një varr këta shqiptarë të mire e të ndershëm,  që nënat, motrat, prindërit , nipërit të përulen para sakrifices së tyre madhore. A mundet të jetë e  qetë shoqëria e kombi kur në përvjetoret e  pamvarsisë të flitet për pamvarsi dhe ata që i dhan këtij kombi pamvarsi nuk kan një varr, se i vrau Enver HOXHA udhëheqësi i partisë  komuniste, i kësaj partie që e ka dhe e drejton sot Kryeministri Edi Rama e që kurrë nuk ju nështrua drejtsisë për vrasjet e këtyre burrave e grave të pafajshëm. Tridhjet vite qeveritë shqiptare dhe ky i  ashtuquajtur shtet “demokratik,” kan financuar  me mijëra subjekte e individë, përvjetorë të gënjshtër  data simbol të diktaturës etj.etj.  Kurse për gjetjen e eshtrave të ekzekutuar nga ky diktator e xhelatët e tijë  nuk kan dhënë  as dhe një cent.

Media transmeton  çdo ditë nëpër ekrane festime me shamia të kuqe  simbole të diktaturës,  dhe hesht ndaj të vrarëve që nuk kan një varr. Boton jetën e udhëheqësve  kriminel të komunizmit dhe hesht   ndaj të vrarëve pa faj e gjetjes së eshtrave të intelektualëve shqiptare. Ky është kaosi shqiptar nderohen vrasësit  e përbuzen viktimat.. dhe këto veprime i ban “shteti demokratik” I ban me vendime qeverie. Ku po shkojmë me këtë urretje . Pushteti  i  ideologëve dhe ekstremizmit politik  që urren pjesën kundërshtare të saj  e çon  vendin drejt destabilizimit.

A kan ndërgjegje kombëtare Presidenti kur dekoron killera vrasës dhe hesht për zhdukjen e 4500 shqiptarve. Kryetari i Parlamentit, që krenohet me preardhjen e tij politike dhe hesht ndaj masakrës që u kan ndodhur këtyre shqiptarve. Hesht Kryeministri, hesht Parlamenti,  hesht Qeveria, opozita mjaftohet me një status në fb,  kur një pjesë e shoqërisë kërkon të drejtën më  njerzore të respektoi familjarët e tyre  që u vranë se kërkonin liri, mendim ndryshe, demokraci dhe të drejtat e liritë e njeriut. Trishtohem kur shoh në  ekrane televizive, Ambasadoren Amerikane Yri Kim përkrah ish sigurimsave dhe hetusve të diktaturës duke dhënë leksione demokracie e drejtsi të  pamvarun, Ambasadori Soreka etj flasin çdo ditë për drejtsi por nuk i kam parë në asnjë aktivitet përkujtimor ndaj shqiptarve europiane , se këta shqiptar të  vrarë  e të zhdukur,  ishin pro Europës  e pro Amerikiës, prandaj i vrau diktatura enveriste. A munden zotrinj ambasador që Spakun ta detyroni  të filloi hetimet  për këta të zhdukur. A mundet që ish hetusit dhe bijtë e xhelatëve që kan marrë këta institucjone të denojne xhelatet baballarët e tyre  qe i pushkatonin dhe u zhduknin kufomat. Shteti  i demokraturës tridhjevjecare hesht ndaj këtij krimi makaber dhe ndaj të drejtave njerzore të familjarve për të pasur një varr në tokën e tyre. Ndërgjegjen e tyre  e ka mbuluar heshtja dhe heshtja e tyre si pushtetarë ndaj martirëve është krimi i  dytë . Ata kërkojnë një varr..A mbani përgjegjësi ligjore e morale  zotrinj qeveritar,  që nuk ju siguroni qetsinë shpirtërore prindërve, nënave , nipërve , motrave të pushkatuarve  pa faj..Gjermania ky shtet i së drejtës në Europë që kaloi dy diktaturat nazizmin , dhe komunizmin po punon prej 30 vitesh për të rehabilituar shoqërinë nga pasojat e traumat e  diktaturave. Aty sundonte klima e frikës dhe e pafuqisë “RDGJ ishte një shtet i padrejtë, nuk kishte gjygjësor të pavarur” thonë udhëheqësit gjerman “Arbitrariteti sundonte vendin”   “Të  mbrojmë Lirinë” bëjn  thirrje udheheqesit e shtetit, Gjerman, të mbrojmë demokracinë  e fituar nga qytetarët në RDGJ. Ne do ta kuptonim në mënyrë gjysmake thirrje “Ne jemi populli” e ndoshta do ta nënvlersonim atë, po të mendonim se ajo ka vlejtur vetëm për kohën e revolucjonit paqësor” tha Glauck në “fjalimin për demokracinë”.

Udheheqësit politikë shqiptar vrapojn në përvjetorët e xhelatëve  të atyre që vranë shqiptarë  të pafajshëm. Ne ish të përndjekurit politik shqiptar gëzojmë të drejtën  e fituar me gjak për fjalën e lirë, mendimin e lirë, veprimtarinë e lirë e ligjore ma shumë se asnjeri tjetër. Kjo e drejt nuk është një privilegj por një e drejte që nuk mund të mohohet nga askush.  Fisnikëria është  baza morale e shtetit që në krijimin e tij. E tillë është ajo në mënyrë të natyrshme, ndaj ne duhet ta konsiderojmë këtë fakt si një domosdoshmëri shtetërore, për të ndërtuar dhe për të patur një komb dhe një shtet mbi baza të shëndosha vlerash, se vetëm në këtë mënyrë do të jemi dinjitoz përpara qytetërimit perëndimor, vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë të përmbushim ëndrrat e fisnikëve shqiptarë qe u vrane nga sistemi diktatorial komuniste. Por absurditeti i nje zhvillimi të  këtill cfaqet sot kur sistemi komunist është përmbys dhe metodat e ti vazhdojne të  aplikohen nga qeveritare të  indoktrinuem që  refuzojnë  të  pranojne kuptimin e mirëfillt të  pronës private: jetë te lire e të pavraur nga “shteti. Ku vete sot Shqipëria dhe shoqëria shqiptare?  Me 23 shtator 2020 Unioni Mbarkombëtar për integrimin e të burgosurve dhe të përrndjekurve politikë mori vendimin për ti  kërkuar shtetit shqiptar, qeverisë së Edi Ramës ngritjen e një parcele kombëtare kujtese në Tirane ku të memorizohen dhe të skalitën  emrat e 4500 shqiptarve të vrare e të zhdukur kufomat nga xhelatët enveristë. Shoqëria shqiptare ka nevojë dhe detyrim ligjor kushtetues që martirve të fjalës së lirë tu japi parcelën e tyre se e kan vadit Shqipërinë me gjakun e tyre  të  pafajshëm. Ndërtimi i parcelës kombëtare në Tiranë do të qetsoi shpirtat e 4500 familjeve shqiptare, do ta denoi harresën ndaj jetëve të zhdukurve.  Spaku shqiptar, duhet të filloi menjëhere hetimin ndaj zhdukjes së kufomave të tyre. Shembulli ma i mirë është  i drejtsisë së shtetit të Kosovës që ka ngrit  gjykatën speciale për krimet gjatë luftës në Kosovë. Brezi i ri do të njohi krimin komuniste dhe diktaturën enveriste, dhe shoqëria do të kaloi drejt një pajtimi kombëtar dhe jo urretjes politike siç është veprua gjatë këtij 30 vjeçari demokrature. Ky vendim dhe ndërtim i kësaj parcele do të i shërbej shoqërisë së traumatizuar nga politika . Shqipëria ka nevojë për moralin dhe të vërtetën.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH