Aktualitet

45 vjeçari qëllon me armë gjahu makinën me 3 persona brenda

Shkruar nga Liberale
45 vjeçari qëllon me armë gjahu makinën me 3 persona

Një 45 vjeçar është arrestuar pasi qëlloi me armë gjahu në drejtim të një automjeti tjetër me të cilin po lëviznin tre shtetas. Ngjarja ka ndodhur në Berat, ndërsa sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B.Q.

"Qëlloi me armë gjahu (çifte), nga automjeti, në drejtim të një automjeti tjetër me të cilin lëviznin 3 shtetas, vihet në pranga, brenda pak orësh, 45-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat arrestuan shtetasin B. Q., 45 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se gjatë natës, teksa drejtonte automjetin e tij, në lagjen “Ish Kombinati”, ka qëlluar me armë gjahu (çifte), si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit E. T., 29 vjeç, E. D., 25 vjeç dhe G. L., 25 vjeç", thuhet në njoftimin e policisë.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, ndërsa në vijim të veprimeve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma e gjahut (çifte), dy gëzhoja, një shirit me fishek dhe një thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH