Aktualitet

45 familje strehohen në një kalçeto në Shijak

Shkruar nga Liberale
45 familje strehohen në një kalçeto në Shijak

Kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana ka folur nga kalçeto në Shijak ku janë strehuar rreth 45 familje.

Ai tha se janë evakuuar banorët të cilëve i rrezikohet shtëpia, ndërsa shtoi se duhen ende batanjet, dysheqet dhe krevatet për shkak të temperaturave të ulëta.

"Situata është nën kontroll. I gjithë stafi është mobilizuar. Në momentet e para më e rëndësishme ishte që të mos kishim të lënduar. E gjithë administrata është vënë në lëvizje për të zhvendosur banorët që i rrezikohen shtëpitë. Në kamp janë rreth 45 familje. Në këtë kamp nevojitet dysheqet, batanijet dhe krevatet. Jemi në kushtet e mira që kemi ushqime për këto banorë. Në Bashkinë e Shijakut pjesa më e madhe nuk duan të largohen”, tha Arbana. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH