Globi

Itali/ 44-vjeçari u gjet i dekompozuar në banesë, fqinjët: Askush nuk e ndihmonte

Shkruar nga Liberale
Itali/ 44-vjeçari u gjet i dekompozuar në banesë, fqinjët:

Dramë në Macerata, Itali.

Një 44-vjeçar, Cristoff Cimorosi , u gjet i pajetë në shtëpinë e tij. Alarmin në polici e dhanë disa fqinjë të tij, nga dyshimet për erën e keqe që vinte nga brenda banesës.

Policia, ambulanca  dhe zjarrfikësit mbërritën menjëherë, në Borgo Piediripa.

Duke qenë se askush nuk iu përgjigj ziles, zjarrfikësit thyen derën dhe Cimorosi u gjet edhe, për shkak të vapës së ditëve të fundit, në gjendje dekompozimi. Nga hetimet vdekja daton rreth katër ditë më parë.

Oficerët e policisë së mjekësisë ligjore morën kampione dhe mostra për zbardhjen e vdekjes.

Nuk u gjetën shenja dhune, apo vjedhjeje, dhe shkaku më i mundshëm i vdekjes do të ishte një sëmundje e papritur. Megjithatë, është e vështirë të hidhesh hipoteza duke pasur parasysh kushtet e trupit, të cilat e vështirësuan identifikimin dhe më pas transportimin e tij në morg. Pas inspektimit të mjekut ligjor Francesco Ramberti, tani prokurori do të shqyrtojë nëse do të kryejë hetime të mëtejshme.

-“Ky person kishte shumë probleme” - thotë me hidhërim të madh një fqinj. – “Një mijë herë e kishin thirrur policinë se ishte grindur me fqinjët, ose e mbante muzikën me zë të lartë. Ai kur ka pasur nevojë për ndihmë, sikurse mund të ketë ndodhur këtë herë, askush nuk i shkonte”, tha fqinji. /Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH