Aktualitet

44-vjeçari i jep fund jetës, hidhet nga pallati ku jetonte

Shkruar nga Liberale
44-vjeçari i jep fund jetës, hidhet nga pallati ku jetonte

Një 44-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:50, në rrugën “Gramoz Pashko”.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat që e kanë detyruar 44-vjeçarin të ndërmarrë këtë veprim ekstrem, ndërsa Policia bën me dije se ka dyshime se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor.

"Më datë 28.04.2021, rreth orës 10:50, në rrugën “Gramoz Pashko”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte, shtetasi E. K., 44 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor", thuhet në njoftimin e Policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH