Globi

42 vjeçari i gjetur i vdekur brenda stadiumit pas ndeshjes me Milan, ra nga 20 metra (lë pas gruan dhe 2 fëmijët). Kishte hyrë pa biletë!

Shkruar nga Liberale

Vdes për të parë ndeshjen në stadium. Trupi i një 42-vjeçari u gjet brenda parkingut të braktisur poshtë sektorit të mysafirëve të stadiumit Maradona ku mbrëmë u luajt ndeshja mes Napolit dhe Milanit, pasi ra nga një lartësi prej rreth 20 metrash.  Antonio Scotto Di Luzio, nuk kishte precedentë penalë.

Sipas rikonstruksionit të siguruar në polici nga një mik i viktimës, dy persona pa bileta po tentonin të shkonin në tribuna përmes një tuneli.

Shoku i viktimës pa hyrjen e tij të bllokuar dhe hoqi dorë.

42-vjeçari me banim në Bacoli të provincës së Napolit kaloi i pari por pasi është ngjitur ka rënë nga një lartësi rreth 20 metra dhepërfundoi në tokë. Trupi u gjet gjatë natës. Hetimet janë ende në vazhdim. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH