Globi

35 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga Liberale
35 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot një tjetër bilanc të rëndë fatalitetesh nga koronavirusi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së vendit fqinj, në 24 orët e fundit janë shënuar 35 humbje jetësh.

Po ashtu, autoritetet shëndetësore kanë raportuar se nga 1176 testime, janë regjistruar 387 raste të reja me Covid-19.

Qytetet më të prekura mbeten Shkupi me 174 raste dhe Gostivari me 56 infeksione ditore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH