Sociale

400 mijë lekë gjobë për të gjithë transmetuesit audiovizivë që përdorin gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin gjinotr

Shkruar nga Liberale
400 mijë lekë gjobë për të gjithë transmetuesit

Deri në 400 mijë lek është gjoba që parashikon ligji për transmetuesit audiovizivë në rast se e shkelin, qoftë edhe një nga nenet e Kodit të ri të Transmetimit që lidhen me  diskriminimin, barazinë gjinore apo përdorimin e gjuhës së urrejtjes.

Duke nisur nga fillimi i këtij muaji, kur u miratua kodifikimi i ri për transmetimet televizive, me shtimin e seksioneve të reja, për herë të parë, një vëmendje e veçantë i kushtohet parandalimit të diskriminimit gjinor të çfarëdo lloj forme, promovimit të barazisë gjinore, përfaqësimit të ekuilibruar gjinor në programe etj. Në Kodin e ri i është lënë hapësira e duhur edhe për luftën kundër seksizmit në mediat audiovizive, të cilat mund të provokojnë diskriminimin për shkak të gjinisë ose të nxisin rastet e dhunës me bazë gjinore.

Të gjitha këto, bashkë me shtesat e bëra për mbrojtjen e fëmijëve në programet e të gjitha llojeve, mbrojtjen e të drejtave dhe aksesi i personave me aftësi të kufizuara etj., parashikohet të sigurohet etika dhe garantimi i të drejtave themelore në transmetimet televizive të çdo lloji dhe, sidomos, një orientim i mjaftueshëm për transmetuesit televizivë për të gjykuar dhe trajtuar, konform ligjit, ngjarje apo personazhe të cilëve u dedikohet hapësirë televizive.

Kodi i ri i Transmetimit është produkt i një pune 1-vjeçare e Këshillit të Ankesave, i cili inicioi konsultim publik në të gjitha qarqet e vendit me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të televizioneve, organizatave të shoqërisë civile, përfaqësuesve të institucioneve në nivel qendror dhe lokal si dhe partnerëve vendas dhe ndërkombëtarë.

 

Poll
SHQIPENGLISH