Maqedoni

40-vjeçari vret të atin me thikë, në Kumanovë

Shkruar nga Liberale
40-vjeçari vret të atin me thikë, në Kumanovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut.

Një 40 vjeçar, i identifikuar si B.J ka vrarë me thikë babain e tij 65 vjeçar. Pavarësisht se u dërgua nga spital, i ndjeri nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

“Policët e SPB Kumanovë rreth orës 16:00 e kanë ndaluar B.J.40 vjeç nga Kumanova nën dyshimin se rreth orës 15:00 në Kumanovë ka sulmuar me thikë babanë e tij S.J. 65 vjeç, i cili ka ndërruar jetë pas plagëve të marra”, thuhet në njoftimin e policisë së Kumanovës.

Kujtojmë se ky është krimi i dytë në familje brenda dy ditëve të fundit në Maqedoninë e Veriut. Ditën e djeshme, një tjetër person u arrestua pasi vrau me thikë nënën dhe gjyshen e tij 80 vjeçare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH