Aktualitet

4 të arrestuar, si i grabisnin kasafortat e vilave luksoze në Tiranë

Shkruar nga Liberale
4 të arrestuar, si i grabisnin kasafortat e vilave luksoze në

Policia arrestoi autorin kryesor të vjedhjeve në Tiranë, i shpallur në kërkim gjatë operacionit të koduar “Sezoni”.

Në pranga ra Arjan Rrupa, banues në Durrës, ndërsa një ditë më parë, policia arriti të arrestojë dhe 3 të tjerë pjesë e grupit, ndërsa dy persona u shpallën në kërkim.

Bizhutë dhe sendet me vlerë që vidheshin nga grupi i kasafortave fillimisht depozitoheshin në Durrës dhe më pas dërgoheshin jashtë Shqipërisë nga një 33 vjeçare e shpallur në kërkim.

Objekt i sulmit nga grupi ishin vilat luksoze, midis tyre shtëpia e një juristi dhe e një mjeku në Tiranë gjatë kohës kur të zotët ishin me pushime.

Për të vënë në jetë planin hajdutët përdornin bllokues valësh si dhe pajisje të specializuar për hapjen e kasafortave. Kjo pajisje nuk gjendet lehtë dhe e disponojnë grupet e strukturuara kriminale pasi për ta blerë atë duhen të paktën 200 mijë Euro, tregon një ekspert që heton vjedhjet. Megjithatë pas shumë sekuestrimesh, pajisja nuk ka rënë akoma në duart e policisë.

Bashkë me të mungojnë edhe dy kasaforta të tjera që u përkasin personave Vip në Tiranë. Nga ana tjetër bllokuesi i valëve të celularëve, sipas ekspertit të policisë, bllokonte fushëpamjen edhe për kamerat e sigurisë në zonë. Grupi dyshohet që ka edhe bashkëpunëtorë të tjerë, dhe se veç bllokuesve të valëve përdorte pajisje speciale për të hapur dyert e blinduara pa dhunë. Sipas policisë nga kryerja e banesave, dyert nuk ishin dëmtuar dhe ishin hapur si me çelës.

Pas arrestimit të Arjan Rrupit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet me vlerë, shuma të konsiderueshme parash, veshje, 3 aparate celular, njëra prej kasafortave të vjedhura, 1 automjet dhe sendet që autorët përdornin për të kryer vjedhjet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH