Aktualitet

4 personat e lënduar, mjekët: Pacientët kanë djegie të rënda në trup

Shkruar nga Liberale
4 personat e lënduar, mjekët: Pacientët kanë djegie të

Shërbimi i Djegie Plastikës në QSUT ka dhënë informacion mbi gjendjen e katër të lënduarve në Velipojë, nëna me tre fëmijët, të cilët pësuan djegie pasi zjarri përfshiu hotelin e tyre mëngjesin e sotëm, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit.

Mësohet se nëna, dy vajzat dhe djali 12 vjeçar kanë djegie të rënda në trup e janë duke u trajtuar në kujdes intensiv.

“Paraditen e sotme pranë Shërbimit të Djegie Plastikës janë paraqitur pacientët A.Gj mosha 40 vjeç, D. Gj mosha 19 vjeç, K. Gj mosha 15 vjeç dhe E. Gj mosha 11 vjeç. Pas konsultës së parë mjekësore është konstatuar se pacientët kanë djegie të rënda në trup. Aktualisht janë duke u trajtuar me mjekim intensiv dhe në ndjekje të vazhdueshme nga stafi mjekësor”, thuhet në reagimin e spitalit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH