Aktualitet

4 libra për të kuptuar luftën në Ukrainë

Shkruar nga Liberale

Rrymat e historisë që çuan në këtë krizë janë të thella dhe komplekse dhe kuptohen në mënyra thellësisht të ndryshme në Moskë dhe Kiev.

Ja disa libra që mund të na ndihmojnë për të kuptuar luftën në Ukrainës, sipas The Guardian:

"Portat e Evropës: Një Histori e Ukrainës" nga Serhii Plokhy. Ai tregon historinë e këtij vendi të madh, por pak të njohur. Në perëndim, historia e Rusisë është më e njohur se ajo e Ukrainës.

Ndërsa libri thelbësor për të kuptuar presidentin rus është "Njerëzit e Putinit: Si KGB-ja e mori përsëri Rusinë dhe pastaj e mori Perëndimin" nga Catherine Belton, duke nisur që nga koha kur ai ishte në administratën e Shën Petersburgut.

Nëse doni të dini se si ishte Rusia para se të vinte në pushtet Putin dhe se si një grup i vogël oligarkësh arritën të zotëronin të gjitha burimet më të vlefshme të vendit në një periudhë kaosi dhe mjerimi, libri më i mirë për këtë është "Shitja e shekullit: Historia e brendshme e revolucionit të dytë rus" nga Chrystia Freeland, e cila punoi si gazetare në Moskë dhe tani është zëvendëskryeministre e Kanadasë.

Një armë e rëndësishme që Kremlini përdori dhe që u rrit në Rusi në vitet 1990 ishte kontrolli i Putinit ndaj shtypit. Askush nuk ka shkruar për këtë më mirë se Peter Pomerantsev në "Asgjë nuk është e vërtetë dhe gjithçka është e mundur", nga Joshua Yaffa, një rrëfim gazmor, por i tmerrshëm i karrierës së tij në mediat ruse. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH