1

4 korriku që mund të kishte shkatërruar Amerikën

               Publikuar në : 11:22 - 10/07/21 Ted Widmer

Ted Widmer

Katër korriku i 1861-shit nisi aq zhurmshëm, saqë një gazetë në Washington raportoi se “zgjoi mjegullinë e vjetër nga gjumi”. Edhe në agim, shquheshin fishekzjarrët, zjarri me armë të vogla, topa dhe silurë të bërë në shtëpi, përveç tingëllimit të kambanave nga çdo kishë në qytet.

Pastaj, si sot, shumë amerikanë suksesin e Ditës së Pavarësisë e matën me sa zhurmë mund të bënin, një traditë që u rrit fuqishëm në kryeqytetin e vendit.

Tingulli i shpërthimeve ishte aq shqetësues, në atë qytet të tronditur, nga frika se, nga çasti në çast, mund të pushtohej prej policëve të dhunshëm, dhe të tërbuar që zgjedhjet presidenciale nuk kishin shkuar në rrugën e duhur.

Disa muaj më parë, Kapitoli ishte kërcënuar nga turmat e zemëruara, të cilat u përpoqën të parandalonin numërimin e votave elektorale që do të certifikonin Abraham Lincoln-in si presidentin e 16-të.

Ndërsa 4 korriku ishte në prag, në Washington mbizotëronte pakënaqësia, trupat e Konfederatës sa vinin e po afroheshin, teksa bënin ecejake në Virxhinia, afër asaj që sot është Aeroporti i Dulles. Shumë i frikësoheshin një sulmi tjetër mbi Kapitolin, nga vigjilentët anti-Lincoln.

Lufta Civile kishte filluar në Fort Sumter, tre muaj më parë, pasi karolinasit e jugut qëlluan mbi flamurin e Amerikës, në emër të një Konfederate Jugore – ishte formuar para se të vinte Lincoln.

Ndërsa amerikanët argumentonin rreth racës, skllavërisë dhe të drejtës së shteteve për t’u tërhequr nga Unioni, mes përleshjeve të vogla, emocionet po shtoheshin dhe kështu do të fillonte Dita e Pavarësisë në historinë tonë.

Një ditë e çuditshme, një ditë kjo festë e përzier, vetëreflektimi dhe një tension i dukshëm që çdo shkëndijë do të ishte e mjaftueshme për ta ndezur luftën e nxehtë midis ushtrive të vendosura rreth Washington-it.

Megjithatë secila prej këtyre ushtrive ndjeu të njëjtën lidhje sentimentale me ritualet e 4 korrikut. A mundet që festa t’i afrojë ata dhe të zvogëlojë mundësinë e gjakderdhjes? Apo festimi tepër i etur në të vërtetë do ta rriste atë, pasi fishekzjarrët u përzien me zjarrin e artilerisë? Secili rezultat ishte i mundur pasi filloi dita.

Mënyra se si Washington-i festoi atë ditë, shkoi shumë larg për të përcaktuar republikën që u bëmë. Në një moment shqetësues, me dy versione të Amerikës, që garonin kundër njëri-tjetrit, një version – i një vendi të rrënjosur në protokolle të qeta demokratike – mbizotëronte mbi tjetrin.

Me gjithë mungesën e përvojës së tij në zyrën zgjedhore, dhe edukimin e tij të dobët, Lincoln e fitoi qartë këtë përleshje shpesh të anashkaluar. Ai kishte një 4 korrik më të mirë se Jefferson Davis. Si rezultat, ne jetojmë në një vend të vetëm, e jo në një vend të Ballkanizuar të mini-Amerikave të ndara në pikat e kontrollit ushtarak.

Ndërsa amerikanët e ndarë çalonin drejt atij 4 korriku, kauza e demokracisë ishte në telashe të thella. Shtatë shtete të Jugut ishin shkëputur nga unioni para se të vinte Lincoln, katër të tjerë u larguan pasi ai kërkoi vullnetarë për të mbrojtur atë që kishte mbetur.

Në jug dhe perëndim të Washington-it shtrihej Virxhinia, shteti më i fuqishëm në Konfederatë. Në veri dhe në lindje ishte Maryland, thellësisht e ndarë në besnikërinë e saj. Me i rrezikuari nga të gjithë, ishte Washington-i, për të cilin nuk dihej a mund të mbrohej apo jo.

Por Lincoln-i kuptoi dy ide të rëndësishme, të cilave iu bashkua në mënyrë të jashtëzakonshme.

Nëse ai e thërriste Kongresin në një seancë të veçantë, mund të përdorte demokracinë për të shpëtuar demokracinë, duke rritur shpenzimet dhe shtuar mbështetjen e publikut për çështjen e shpëtimit të Unionit.

Ai kërkoi që seanca të mblidhej më 4 korrik, për të lidhur përpjekjet e tij me Deklaratën e Pavarësisë dhe me kujtesën e një vendi që filloi në mënyrën më idealiste të mundshme.

Lincoln nuk kishte arritur kurrë atë lloj karriere vezulluese si ajo e Jefferson Davis në Washington.

Zyra e tij e vetme zgjedhore kishte qenë veç për një mandat, 12 vjet më parë, në Shtëpinë e Përfaqësuesve, me një sukses jo edhe aq të mirë.

Mirëpo, ai kishte një marrëdhënie të përjetshme me Deklaratën e Pavarësisë, të cilën e kishte lexuar dhe rilexuar me kujdes në të ri, kur e ndeshi brenda një libri të statuteve të Indianes. Ndërsa fliste për të, dukej se bëhej më i gjatë, siç bëri gjatë gjithë debateve të tij me Stephen Douglas.

Veçanërisht e donte paragrafin e dytë, i cili përkonte me premtimet e tij për të drejtat themelore që u përkasin të gjithë njerëzve. Sidomos “jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë”. Së bashku, këto përbënin një argument të fuqishëm kundër skllavërisë njerëzore.

Ekzistonte edhe një mënyrë jugore për të lexuar Deklaratën, si një lejekalim falas për çdo votues të pakënaqur, që dëshironte të fillonte një shtet të ri pas një rezultati të pakënaqshëm të zgjedhjeve.

Davis e kishte hedhur këtë ide në fjalimin e tij të lamtumirës në Senat, brenda Kapitolit, gjashtë muaj më parë. Ai, gjithashtu, kishte dalë nga rruga e tij për të thënë se Amerikanët e Zinj nuk kishin asnjë lloj të drejtë.

Por, Davis kurrë nuk i foli kombit më 4 korrik 1861. Ai kurrë nuk kishte shfaqur shumë interes për historinë. Dhe ai mund ta ketë gjetur Deklaratën të pakëndshme për arsye të tjera. Pikërisht kur u duk se Tennessee mund të bashkohej me Konfederatën, pjesa lindore e shtetit lëshoi ​​”Deklaratën e Pavarësisë”, në mënyrë që të mund të qëndronte në Union. Në mënyrë të ngjashme, Virgina Perëndimore po largohej nga Virginia, në mënyrë që të mos ishte e nevojshme të largohej nga Shtetet e Bashkuara. Mbrojtja e të drejtës së shkëputjes mund ta linte Davis-in president të një vendi shumë të vogël.

Nga ana tjetër, Lincoln i jepte një kuptim jashtëzakonisht të gjerë dokumentit. Liritë e tij u përkisnin të gjithë amerikanëve, përfshirë emigrantët. Ai priste që këto liri të forcoheshin dhe të arrinin te popujt e tjerë, duke jetuar në atë që ai e quajti “e ardhmja e gjerë”. Ne, me fjalë të tjera.

Lincoln-i gjithashtu e kuptoi vetë fuqinë e ditës, dhe kështu më 4 korrik, anëtarët e Kongresit u kthyen në Kapitol për seancën e veçantë.

Ishte një ditë e errët, në një dorëshkrim të New York-ut, që gjendej në Washington, ankoheshin për “turmë, nxehtësi, lagje të këqija, tarifa të këqija, erë të keqe, mushkonja dhe murtajë mizash”.

Por, duke u kthyer në Kapitol, në një mënyrë jo të dhunshme, amerikanët po rimerrnin demokracinë e tyre.

Lincoln punoi për javë me radhë, duke shkruar një mesazh të shkruar me kujdes. Aty ai rimëkëmbte të vërtetat më të larta të vendit, ashtu siç duhet të jetë një fjalim i 4 korrikut.

Ai argumentoi se lufta në thelb ishte “Një Garë Popullore” dhe u kujtoi amerikanëve që demokracia kërkonte një besim themelor tek të tjerët për të funksionuar.

Nëse “individë të pakënaqur” sulmonin qeverinë, sa herë që humbnin zgjedhjet, me “sofizma” të rremë dhe mënyra të tjera të “drogimit të mendjes publike”, kjo do t’i jepte fund demokracisë kudo. Kur fletët e votimit kanë “vendosur në mënyrë të drejtë dhe kushtetuese”, nuk mund të ketë “kthim te plumbat”.

Ndërsa anëtarët e Kongresit dëgjonin leximin e saj nga një nëpunës, shpërthenin në duartrokitje, të habitur që presidenti i tyre i ri kishte gjetur një gjuhë aq bindëse.

Shumë të tjerë folën dhe shkruan për kuptimin e Amerikës atë ditë. Disa gazeta jugore u përpoqën të argumentonin se ata ishin trashëgimtarët e vërtetë të Revolucionit.

Por ishte e vështirë të argumentohej liria, kur në të njëjtat gazeta reklamoheshin mijëra skllevër, siç bëri letra e New Orleans ose raportimi i gazetës “Memphis” më 4 korrik, për një linçim të dyfishtë gjatë kohëve të fundit.

Pasi Kongresi mori mesazhin e Lincoln-it, ai mbajti një seri zgjedhjesh të brendshme, për një kryetar të ri, derëtar, roje sigurie në parlament dhe një prift, pozicione të përulura, por të rëndësishme, të cilat ndihmojnë për të çuar përpara biznesin e popullit. Kishte fjalime, vota dhe mosmarrëveshje, por të gjitha u zgjidhën deri në fund të një dite të gjatë. Do të kishte qenë e vështirë të organizohej një lavdërim më i përshtatshëm për idenë e Amerikës.

Ndërtesa gjithashtu po dukej më mirë sesa ishte para disa kohe: dysheme të reja, tavolina të zbukuruara dhe afreske të pastruara, pasi kishin qenë të dëmtuara nga vandalët e zemëruar. Një gazetë shkruante “gjithçka po duket e rëndësishme dhe komode edhe një herë”.

Pasdite, Lincoln doli nga Shtëpia e Bardhë dhe u ngjit shkallëve të një stende vrojtimi për ta vrojtuar Bulevardin Pensilvania. Atje ai qëndroi, ndërsa mijëra ushtarë të New Yorku-t marshonin duke mbajtur ngjyrat e tyre.

Ai ngriti vetë një flamur, në majë të një shtize. Flamujt ishin kudo në Washington – një gazetë raportonte “kurrë nuk kemi parë gjysmën e numrit të flamujve dhe emblemave të tjera patriotike në qytetin tonë”. Gazetat raportuan, po ashtu, se Deklarata lexohej pa pushim, në të gjithë kampet e ushtarëve.

Një regjiment i Gardës së Garibaldit – komanduar nga një kolonel hebre nga Gjermania – ishte mbushur me emigrantë. Më vonë, gjatë asaj dite, Lincoln do ta vizitonte atë regjiment.

Kur ushtarët kërkuan një fjalim, ai tha se “dinjiteti i pozitës sime kërkon që unë të mos them asgjë, nga frika e keqinterpretimit”.

Por ai tashmë kishte thënë shumë, përmes mesazhit të tij drejtuar Kongresit dhe besimit të tij të palëkundur në Deklaratë.

Luftimet e vërteta nuk kishin filluar ende, por duke fituar ditën, Lincoln-i filloi të fitonte luftën. Edhe me të gjitha ndarjet tona, ne festojmë si një vend i bashkuar sot, falë një 4 korriku shumë të rëndësishëm,160 vjet më parë.

 

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back